Trendy

Shoqatat e bamirësisë e ndihmuan javë më parë, gjendet pa shenja jete në banesën e tij një i moshuar në Tetovë

Para 2 orë

Një ngjarje e trishtë është shënuar sot në Bllokun 82 në Tetovë, ku ka ndërruar jetë një i moshuar që para dy javësh ishte gjetur në gjendje të rëndë jetese nga Agimi i Bamirësisë.

Sipas informacioneve, Agimi i Bamirësisë, së bashku me Ndërmarrjen Publike Komunale (NKP), kishte ndërhyrë për ta ndihmuar të moshuarin duke i pastruar banesën, duke i siguruar ushqim dhe duke u kujdesur që ai të merrte mjekimin e nevojshëm.

Sot, fqinjët kanë vënë re se në banesën e tij nuk kishte asnjë lëvizje dhe kanë njoftuar institucionet përkatëse. Në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e zjarrfikësve, të cilët pas hyrjes në banesë e kanë gjetur të moshuarin pa shenja jete.
Rrethanat e vdekjes pritet të sqarohen nga autoritetet kompetente.

Trending