Trendy

Përleshje masive në Shuto Orizare: Dy të lënduar rëndë, 11 të arrestuar

Para 4 orë

Më 03.06.2026 në ora 23:04 në SPB Shkup еshtë denoncuar se në zonën e Shuto Orizares është prishur rendi kaj publik dhe qetësia nga një përleshje fizike reciproke, në të cilën kanë marrë pjesë disa persona.
​Me këtë rast, lëndime të rënda trupore kanë pësuar shtetasit E.J. (35) dhe M.J. (37), të cilët më pas janë transportuar në Kompleksin e Klinikave “Nënë Tereza” për t’u ofruar ndihmë mjekësore.

​Në lidhje me ngjarjen, zyrtarët policorë kanë privuar nga liria personat: S.Xh. (53), M.S. (27), Xh.Xh. (28), A.K. (44), S.S. (29), F.M. (46), F.S. (20), D.J. (21), E.J. (32), J.J. (27) hen N.J. (54), të gjithë nga Shkupi. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të vijojë parashtresa përkatëse.

Trending