Më 04.06.2026 në ora 20:50 në kryqëzimin e rrugës “172” dhe rrugës “Ilinden” në Tetovë, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë kanë privuar nga liria personat A.S.(26), A.I.(20) dhe A.V.(21), të gjithë nga fshati Pallçisht i Poshtëm i Tetovës, pasi tek ata është gjetur dhe sekuestruar marijuanë dhe një grirëse. Ata janë ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit do të vijojë parashtresa përkatëse.
Trending










