Trendy

Protestë në Prishtinë para ambasadës së Maqedonisë së Veriut: Reagim për gjuhën shqipe në provime

Para 6 orë

Studentë nga Kosova janë organizuar për të protestuar para Ambasadës së Maqedonisë së Veriut në Prishtinë në mbrojtje të përdorimit të gjuhës shqipe në provimin e jurisprudencës për studentët shqiptarë në Maqedoni. Në protestë kanë marrë pjesë gjithashtu dhe studentë nga qytete të tjera sikurse Prizreni dhe Peja.

Protesta u organizua nga Unioni Demokratik Studentor në bashkëpunim me Parlamentet Studentore. Studentët mbajtën pankarta me mbishkrime si “Shqipja nuk duhet ti mohohet asnjë shqiptari” “Shqipja është amanet” ndërsa paralajmëruan se studentët nga Kosova mund që të mos vijnë më për studime në Shkup pasi nuk u lejohet provimin ta japin në shqip.

Studentët paralajmëruan se nëse nuk mundësohet provimi në shqip, protestat në Prishtinë do të vijojnë edhe periudhën që vjen. /Alsat.mk

Trending