Trendy

Tension në Gjirin e Omanit, Irani largon anijet amerikane!

Para 4 orë

Autoritetet iraniane pretendojnë se marina e vendit ka detyruar anije luftarake amerikane të largohen nga Gjiri i Omanit drejt Oqeanit Indian, pas një operacioni ku u përdorën raketa paralajmëruese dhe dronë.

Lajmi u publikua nga agjencia gjysmëzyrtare iraniane e lajmeve Tasnim, e cila konsiderohet e afërt me Gardën Revolucionare Islamike.

Sipas raportimit, marina iraniane ndërhyri ndaj shkatërruesve dhe aeroplanmbajtëseve amerikane, duke i detyruar ato të ndryshojnë kurs dhe të largohen nga zona.

“Marina iraniane, duke qëlluar raketa paralajmëruese dhe dronë, i detyroi shkatërruesit dhe transportuesit e avionëve amerikanë të largoheshin nga Gjiri i Omanit drejt Oqeanit Indian”,citohet të ketë deklaruar Tasnim.

Televizioni shtetëror iranian transmetoi pamje që sipas tij tregojnë momentin e lëshimit të dronëve dhe të shtënave paralajmëruese gjatë operacionit.

Në deklaratën e ushtrisë iraniane thuhet se veprimet u kryen në kuadër të operacioneve detare që synojnë parandalimin e incidenteve në det, përfshirë ngacmimet ndaj mjeteve lundruese dhe rrëmbimet e anijeve tregtare apo cisternave të naftës.

Deri tani nuk ka pasur një reagim zyrtar nga autoritetet amerikane lidhur me pretendimet e publikuara nga mediat iraniane.

Trending