Trendy

Fillon votimi në përfaqësitë diplomatike të Kosovës

Para 2 javë

Ka filluar votimi në përfaqësitë diplomatike të Kosovës, për zgjedhjet e së dielës, shkruan Reporteri.net. Konsullata e Republikës së Kosovës në Cyrih ka publikuar foto ku qytetarët shihen duke pritur për të hyrë për të votuar.

Konsullata ka ftuar qytetarët e regjistruar me sukses të shfrytëzojnë të drejtën e tyre kushtetuese dhe të votojnë.

“Votimi në Konsullatën e Republikës së Kosovës në Cyrih Sot, po zhvillohet procesi i votimit në përfaqësitë diplomatike.Votimi në Konsullatën e Republikës së Kosovës në Cyrih, ka filluar në orën 07:00 dhe do të vazhdojë deri në orën 19:00. I ftojmë të gjithë qytetarët e regjistruar me sukses që të shfrytëzojnë të drejtën e tyre kushtetuese dhe të marrin pjesë në këtë proces të rëndësishëm. Falënderojmë bashkatdhetarët tanë për angazhimin, pjesëmarrjen dhe bashkëpunimin!”, thuhet në njoftim.

Sipas një njoftimi të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, të gjitha qendrat e votimit hapen në orën 07:00 dhe do të mbyllen në orën 19:00, sipas kohës lokale të çdo shteti.

Trending