Trendy

Pheniani sfidon botën: Statusi bërthamor nuk negociohet

Para 13 orë

Koreja e Veriut ka dërguar një mesazh të qartë ndaj komunitetit ndërkombëtar, duke deklaruar se statusi i saj si fuqi bërthamore nuk është objekt diskutimi apo negociatash. Deklarata vjen pak ditë përpara vizitës zyrtare të presidentit të Kinës, Xi Jinping, në Phenian.

Kim Yo Jong, motra e liderit Kim Jong Un dhe një nga figurat më me ndikim të regjimit, paraqiti qëndrimin zyrtar të vendit në një deklaratë të transmetuar nga agjencia shtetërore e lajmeve KCNA. Ajo theksoi se çdo vënie në pikëpyetje e kapaciteteve bërthamore të Koresë së Veriut është e papranueshme.

“Statusi ynë si fuqi bërthamore është plotësisht i panegociueshëm”,deklaroi Kim Yo Jong, duke shtuar se vendi “nuk do të tolerojë asnjë kërcënim”.

Ky qëndrim konfirmon se Pheniani nuk synon të rikthehet në negociata për kufizimin e programit të tij bërthamor dhe raketor, pavarësisht presioneve ndërkombëtare.

Deklarata merr rëndësi të veçantë për shkak të kohës kur u publikua, pasi përkon me vizitën e paralajmëruar të Xi Jinpingut në Korenë e Veriut më 8 dhe 9 qershor. Sipas njoftimeve zyrtare të të dy vendeve, vizita synon të theksojë marrëdhëniet e ngushta dhe partneritetin strategjik mes Pekinit dhe Phenianit.

Programi bërthamor dhe ai raketor i Koresë së Veriut vazhdojnë të mbeten një burim tensioni në Azinë Verilindore, duke ngjallur shqetësime të vazhdueshme te Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre në rajon.

Trending