Trendy

Bekim Qoku: Sot, ta kurorëzojmë këtë energji me një fitore të madhe të VV

Para 4 orë

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Bekim Qoku, ka bërë thirrje për mbështetje në zgjedhjet e 7 qershorit, duke vlerësuar fushatën si një dëshmi të fuqisë së një populli që beson te shteti, puna dhe drejtësia.

“Sonte përmbyllet një fushatë e jashtëzakonshme që dëshmoi fuqinë e një populli që beson te shteti, puna dhe drejtësia. Më 7 qershor, votoni për vazhdimin e këtij rrugëtimi fitues. Votoni për Albin Kurti dhe për vizionin që e çon Kosovën përpara. Le ta kurorëzojmë këtë energji me një fitore të madhe. Qitjani pikën, 116!”, ka shkruar Qoku.

Ai e ka përmbyllur mesazhin me sloganin zgjedhor: “Krejt për shtet, shtet për krejt.” ❤️🖤

Trending