Trendy

Shtetasi turk kapet me leje të falsifikuar ndërkombëtare të vozitjes

Para 2 javë

Një shtetas turk është arrestuar nga policia maqedonase pasi gjatë një kontrolli rrugor ka paraqitur një leje ndërkombëtare të vozitjes të falsifikuar.

Sipas njoftimit të policisë, më 6 qershor 2026, rreth orës 13:00, në afërsi të vendit të njohur si “Kryqëzimi i Vallandovës”, zyrtarët policorë nga Stacioni Policor për Mbikëqyrje Kufitare dhe Pikën Kufitare Dojran kanë privuar nga liria M.U. (46), shtetas i Turqisë me qëndrim të përkohshëm në vend.

Gjatë kontrollit të automjetit të tipit “Volkswagen Passat” me targa të Shkupit, të cilin e drejtonte i dyshuari, ai ka paraqitur për verifikim një leje ndërkombëtare të vozitjes, e cila pas kontrollit është konstatuar se ishte e falsifikuar.

Hetimet e mëtejshme kanë treguar se personi nuk posedonte asnjë leje tjetër të vlefshme drejtimi dhe se nuk kishte kryer fare provimin për shofer.

Për rastin është njoftuar prokurori publik, ndërsa i dyshuari është ndaluar në Stacionin Policor të Gjevgjelisë. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të ngrihen procedurat dhe kallëzimet përkatëse.

Trending