Trendy

Gacaferi trondit skenën politike: Ja kush kë e bëri kryeministër e presidente

Para 4 orë

Anëtari i “Guxo”-s, Luan Gacaferi, ka reaguar pas zgjedhjeve të 7 qershorit duke komentuar rezultatet dhe raportet politike mes Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit.

Sipas tij, zgjedhjet kanë treguar se “Albin Kurti e ka bërë Vjosa Osmanin presidente”, duke mohuar narrativën se Osmani ka ndikuar në ngritjen e Kurtit si kryeministër.

Ai shton se Kurti do të mbetet sërish kryeministër edhe pas numërimit të votave, pa nevojë për opozitën, ndërsa sipas tij Vjosa Osmani nuk do të rikthehet në postin e presidentes.

Gacaferi thekson se “populli e ka bërë Kurtin kryeministër”, ndërsa roli i Osmanit, sipas tij, është rezultat i mbështetjes së Kurtit.

Postimi i plotë:

Çka na treguan edhe zgjedhjet e 7 qershorit! Këto zgjedhje na treguan se se Vjosa nuk e ka bo Albinin kryeministër por Albini e ka bo Vjosën presidente!

Dhe kur të numërohet edhe vota e fundit do ta kemi prapë Albinin kryeministër pa pas nevojë për votat e opozitës, i mjaftojnë vetëm votat e pakicës jo serbe!

Shkurt e shqip Albinin do e kemi prapë kryeministër ndërsa zonjën Osmani nuk do e kemi prapë presidente!

E qe i bije se Albinin e ka bërë populli kryeministër, kurse Vjosën e ka bërë Albini, presidente e jo siç na thonin disa se Vjosa e ka bërë Albinin kryeministër.

Pra fiks e kundërta.

Trending