Trendy

Arsimi i Çegranit shkëlqen në Sarajevë, gjenerata 2014 nënkampione në turneun ndërkombëtar

Para 4 orë

Shkolla e futbollit Arsimi i Çegranit vazhdon të dëshmojë se po punon me seriozitet dhe cilësi me grupmoshat e reja. Në turneun ndërkombëtar “Sarajevo Trophy 2026”, gjenerata 2014 arriti një sukses të madh duke u renditur në vendin e dytë mes 16 ekipeve pjesëmarrëse nga Bosnja e Hercegovina, Sllovenia, Shqipëria, Austria, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut.

Nën drejtimin e trajnerit Almir Rakipi, Arsimi kaloi fazën e grupeve me dy fitore dhe një humbje, më pas siguroi kualifikimin në çerekfinale pas triumfit me penallti. Në gjysmëfinale skuadra fitoi 2:1, ndërsa në finalen e madhe u ndal vetëm një hap larg trofeut.

Përveç gjeneratës 2014, Arsimi mori pjesë në Sarajevë edhe me gjeneratat 2013, 2015, 2016 dhe 2017, duke fituar përvojë të vlefshme në një turne me konkurrencë të fortë ndërkombëtare.

Rezultati i arritur nga gjenerata 2014 është një tjetër tregues se në Çegran po punohet në mënyrë cilësore me talentët e rinj, të cilët premtojnë të jenë e ardhmja e klubit dhe futbollit shqiptar në vend.

Trending