Trendy

Shkupjani rrahu gruan dhe vjehrrën, kërcënoi se do t’i vr’iste

Para 9 orë

Prokuroria Themelore Publike e Shkupit ka nisur procedurë kundër një 36-vjeçari, për të cilin ekziston dyshimi i bazuar se ka kryer veprat penale “Lëndim trupor”, “Rrezikim i sigurisë” dhe “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.

Sipas prokurorisë, mbrëmë rreth mesnatës, në shtëpinë familjare në Shkup, i dyshuari ka ushtruar dhunë familjare duke i shkaktuar lëndime trupore bashkëshortes së tij dhe nënës së saj.

Me qëllim që t’i frikësojë dhe shqetësojë, ai ka bërtitur dhe ka kërcënuar bashkëshorten dhe dy fëmijët e tyre, të moshës 6 dhe 4 vjeç. Kur gruaja i kërkoi të ndalonte, ai e kapi për dore dhe e shtyu, duke i shkaktuar lëndime trupore.
Më pas, i dyshuari ka filluar të thyejë orenditë e shtëpisë dhe me një tavolinë të vogël ka goditur në drejtim të nënës së bashkëshortes, duke e lënduar në këmbë dhe në kraharor.

Ai ka vazhduar me kërcënime serioze, duke thënë se do t’i vriste të gjithë, madje edhe se do ta mbyste fëmijën e tij. Në një moment ka nxjerrë edhe një thikë me të cilën ka lëvizur në mënyrë kërcënuese, duke shkaktuar frikë dhe ndjenjë pasigurie tek të dëmtuarit.

Bashkëshortja ka arritur të telefonojë babanë dhe vëllain e saj për ndihmë. I dyshuari ka vazhduar t’i kërcënojë edhe ata me thikë, ndërsa më pas ka lëshuar në oborr qenin e tij të racës Sharplaninac, i cili ka kafshuar njërin prej familjarëve në krah dhe në këmbë, duke i shkaktuar plagë nga kafshimi.

Duke marrë parasysh rrezikun e arratisjes, si dhe mundësinë që i dyshuari të përsërisë veprat e dhunës familjare, prokurori publik i ka propozuar Gjykatës Themelore Penale në Shkup caktimin e masës së paraburgimit.

Trending