Një aksident trafiku ka ndodhur sot në fshatin Poroj të Tetovës, ku janë përplasur dy automjete, njofton Tema.mk.
Menjëherë pas aksidentit, në vendngjarje ka mbërritur ekipi i ndihmës së shpejtë, i cili ka intervenuar për t’u ofruar ndihmë personave të përfshirë në aksident. Për momentin nuk ka informacione zyrtare për gjendjen e të lënduarve apo për shkaqet që çuan deri te përplasja. Në vendngjarje pritet të kryhen hetimet për të zbardhur rrethanat e aksidentit.
Më shumë detaje priten gjatë orëve në vijim./Tema.mk/
Trending










