Trendy

Halili kritikon 20 përqindëshin: Nuk duhet të gjykohet pushteti i tanishëm, Qeveria e kaluar me Zaevin mashtruan

Para 5 orë

Ish ambasadori Muhamed Halili ka kritikuar Ligjin për 20 përqindëshin si një e metë nga qeveria e kaluar e BDI-së dhe se sipas tij mosbarazia më e madhe e gjithë kësaj është se ajo nuk po zbatohet.

Duke marrë fjalën në debatin publik të organizuar nga Lëvizja studentore në bashkëpunim me Shoqatën Democracy Lab me temë:“(Mos)zbatimi i Ligjit për përdorimin e gjuhëve: zgjidhjet dhe pasojat”, Halili ka drejtuar kritika të ashpra edhe ndaj ish kryeministrit Zoran Zaev duke e quajtur si një mashtrues.

“Nuk duhet fokusi të vihet se ja jemi mbledh dhe të gjykojmë këta që janë në pushtet se nuk zbatohet, por duhet të gjykohet se pse shqiptarët në gjitha qeveritë e deritashme nuk e zbatuan. Si ndodhi ky 20 përqindëshi, ndodhi si dëshirë e manipulimit të shqiptarëve nga ana e Zoran Zaevit. Ai ishte i ngushtë ta zbatojë atë që e kishte nënshkruar më grekët, por nuk kishte shumicën parlamentare. Ai doli me një teori ‘shoqëri për të gjithë’, sepse në historinë tonë shqiptare vetëm Tito dhe Zaevi na kanë mashtruar”, tha Halili.

Sipas Halilit, edhe atëherë një lider i një partisë sonë tha se nuk do të votojmë ndryshimet kushtetuese nëse në Kushtetutë nuk hiqet sintagma 20 për qind dhe në vend të saj të shkruhet gjuha shqipe.

“Për të na mashtruar Zaevi na tha se nuk ka problem dhe kjo gjë do të bëhet dhe kur erdhi koha kjo të zbatohet në praktikë, Zaevi nuk e mbajti fjalën dhe mbeti 20 përqindëshi”, ka thënë ish ambasadori Halili.

Trending