Trendy

Nesër pa energji elektrike pjesë të Tetovës dhe fshatit Brodec

Para 3 orë

Për shkak të punimeve të planifikuara në rrjetin elektrodistributiv, nesër, më 11 qershor 2026 (e enjte), pa energji elektrike do të mbeten dy zona në rajonin e Tetovës, përcjell tetova1

Ndërprerja e parë do të përfshijë një pjesë të lagjes Drenovec në Tetovë, në periudhën nga ora 09:00 deri në ora 14:00.

Ndërkaq, ndërprerja e dytë do të prekë një pjesë të fshatit Brodec, ku energjia elektrike do të mungojë nga ora 09:30 deri në ora 14:00.

Nga kompania e elektrodistribucionit bëjnë të ditur se ndërprerjet janë të planifikuara dhe realizohen me qëllim të përmirësimit të rrjetit dhe rritjes së stabilitetit në furnizimin me energji elektrike.

Qytetarëve u rekomandohet që me kohë t’i shkëpusin pajisjet elektrike nga rrjeti dhe t’i përshtatin aktivitetet e tyre ditore me orarin e ndërprerjeve./tetova1.mk

Trending