Trendy

Stevço Jakimovski më 2 korrik duhet të paraqitet në burg për vuajtjen e dënimit

Para 3 orë

Gjyqtari për ekzekutimin e sanksioneve në Gjykatën Themelore Penale Shkup i ka lëshuar akt udhëzues të dënuarit Stevço Jakimovski për vuajtjen e dënimit me burg në kohëzgjatje prej një viti.

​Nga Gjykata Penale njoftojnë se Jakimovski është udhëzuar që më 2 korrik 2026 të paraqitet në Burgun e Shkupit për të filluar vuajtjen e dënimit.

​„Gjyqtari për ekzekutimin e sanksioneve nga Gjykata Penale Shkup, të dënuarit S.J. i ka lëshuar akt udhëzues për vuajtjen e dënimit me burg prej një viti dhe i njëjti është udhëzuar të paraqitet në Burgun e Shkupit më 2 korrik 2026“, njoftuan nga Gjykata.

​Gjykata e Apelit Shkup paraprakisht e konfirmoi aktgjykimin për Jakimovskin në lëndën që zhvillohej kundër tij, me çka u krijuan kushtet për ekzekutimin e dënimit me burg.

Trending