Trendy

Vazhdojnë kyçjet e reja në rrjetin e ujësjellësit në Tearcë

Para 4 orë

Komuna e Tearcës po vazhdon me intensitet të lartë realizimin e punimeve për kyçjen e konsumatorëve në rrjetin e ri të ujësjellësit, shkruan tetova1

Ekipet në terren janë të angazhuara në lidhjen e amvisërive me infrastrukturën e re, me qëllim përmirësimin e furnizimit me ujë të pijshëm për banorët.

Nga komuna bëjnë të ditur se punimet po zhvillohen sipas planit dhe me përkushtim maksimal, duke siguruar që sa më shumë familje të përfitojnë nga rrjeti i ri i ujësjellësit.

Ky projekt paraqet një investim të rëndësishëm në infrastrukturën komunale dhe pritet të ndikojë drejtpërdrejt në rritjen e cilësisë së shërbimeve për qytetarët e Tearcës./tetova1.mk

Trending