Një 42-vjeçare nga Tetova ka raportuar në polici se është sulmuar fizikisht derisa ndodhej në vendin e saj të punës, në një butik në Tetovë, përcjell tetova1
Sipas informacioneve nga SPB Tetovë, më 10 qershor 2026, rreth orës 17:50, A.A. (42) nga Tetova ka paraqitur kallëzim se rreth orës 17:00, në një butik në rrugën “Radovan Coniq”, pas një mosmarrëveshjeje të mëparshme, është sulmuar fizikisht nga M.B.
Nga policia njoftojnë se po ndërmerren masa dhe aktivitete për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rastit./tetova1.mk





