Trendy

Drejtoria e të Hyrave Publike me informacione për aplikacionin “TVSH-ja Ime”

Para 5 orë

Drejtoria e të Hyrave Publike (DHP) ka njoftuar qytetarët se aplikacioni “TVSH-ja Ime” aktualisht po funksionon me ngadalësime të herëpashershme, përcjell tetova1

Sipas DHP-së, ekipet kompetente janë duke punuar intensivisht për të identifikuar shkaqet e problemit dhe për të rikthyer sa më shpejt funksionimin normal të aplikacionit.

Njoftimi i plotë:

“Të nderuar,

Ju njoftojmë se aplikacioni ‘TVSH-ja Ime’ aktualisht funksionon me ngadalësime të herëpashershme. Ekipet tona po punojnë në mënyrë aktive për të përcaktuar shkaqet dhe për të tejkaluar sfidat, me qëllim që sa më shpejt të sigurohet funksionimi i tij i pandërprerë.

Ju falënderojmë për durimin, mirëkuptimin dhe besimin tuaj, përfundojnë nga Drejtoria e të Hyrave Publike./tetova1.mk

Trending