Trendy

Dëshmitari okular shpëton një burrë të moshuar që po mbytej në lumin Vardar

Para 4 orë

Një burrë 83-vjeçar nga Shkupi u shpëtua nga mbytja në lumin Vardar në zonën e Karposhit, njoftoi Ministria e Brendshme.

Një ekip mjekësor i urgjencës ka ndërhyrë në vendngjarje, duke I dhënë ndihmën e parë, pas së cilës I moshuari u transferua në Spitalin e Qytetit “8 Shtatori” për trajtim të mëtejshëm.

Policia thotë se më 12 qershor në orën 7:40 të mëngjesit, Shërbimi Special i Policisë Shkup ka marrë një njoftim se rreth orës 7 të mëngjesit, një dëshmitar okular ka nxjerrë nga uji një person të gjinisë mashkull i cili po mbytej në ujërat e lumit Varda

Ky është D.I. (83) nga Shkupi, i cili, sipas informacioneve, kishte probleme shëndetësore.
Vendin e këqyrjes e ka bërë ekipi inspektues nga SPB Shkup.

Trending