Trendy

Trump kritikon Izraelin: Sulmi në Bejrut s’duhej të ndodhte, mos shkatërroni marrëveshjen!

Para 5 orë

Presidenti amerikan Donald Trump ka reaguar pas sulmit izraelit në Bejrut, duke deklaruar se një veprim i tillë nuk duhej të ishte kryer në një moment kur, sipas tij, palët janë pranë arritjes së një marrëveshjeje paqeje me Iranin.

Në një postim në platformën Truth Social, Trump u shpreh se sulmi rrezikon të dëmtojë përpjekjet diplomatike që po zhvillohen për uljen e tensioneve në rajon.

Ai u bëri thirrje të gjitha palëve të ndalojnë përshkallëzimin e konfliktit, duke theksuar se SHBA-ja dhe Irani ndodhen shumë pranë një marrëveshjeje.

“Sulmi nuk duhej të kishte ndodhur, veçanërisht në një ditë kaq të rëndësishme kur jemi shumë afër një marrëveshjeje paqeje me Iranin”, shkroi Trump.

Ai shtoi se nuk duhet të ketë më sulme izraelite në territorin libanez, por njëkohësisht kërkoi që edhe Hezbollahu dhe grupet e tjera të ndalojnë sulmet ndaj Izraelit.

Sipas Trump, zhvillimet aktuale mund të shërbejnë si pikënisje për një periudhë të gjatë paqeje në rajon.

“Ky mund të jetë fillimi i një paqeje të gjatë dhe të bukur, le të mos e prishim”,përfundoi ai në mesazhin e tij.

Trump kritikon Izraelin: Sulmi në Bejrut s'duhej të ndodhte, mos

Trending