Trendy

Arrihet marrëveshja SHBA-Iran, ja kur firmoset në Zvicër

Para 6 sekonda

Kryeministri i Pakistanit, Shehbaz Sharif, ka njoftuar se pas negociatave intensive është arritur një marrëveshje paqeje mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Republikës Islamike të Iranit.

Sipas deklaratës së publikuar nga Sharif, të dyja palët kanë rënë dakord për ndërprerjen e menjëhershme dhe të përhershme të operacioneve ushtarake në të gjitha frontet, përfshirë edhe Libanin.

Ceremonia zyrtare e nënshkrimit të marrëveshjes pritet të mbahet më 19 qershor në Zvicër.

Sharif falënderoi SHBA-të dhe Iranin për angazhimin e tyre në gjetjen e një zgjidhjeje diplomatike të konfliktit, ndërsa vlerësoi edhe rolin e Katarit në procesin e ndërmjetësimit.

Ai shprehu mirënjohje të veçantë edhe për Arabinë Saudite dhe Turqinë, duke i cilësuar kontributet e tyre si vendimtare për arritjen e marrëveshjes.

Sipas kryeministrit pakistanez, gjatë kësaj jave ndërmjetësuesit do të zhvillojnë një seri takimesh përgatitore, të cilat do të shërbejnë si bazë për bisedimet teknike dhe finalizimin e procesit përpara ceremonisë së nënshkrimit.

Deri më tani nuk ka pasur konfirmim zyrtar nga Washingtoni apo Teherani mbi detajet e marrëveshjes së përmendur nga Sharif.

Trending