Trendy

E rëndë/ 21vjeçari nga Oktisi i Strugës mbytet në ujërat e liqenit të Strugës

Para 3 orë

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në ujërat e Liqenit të Strugës, ku një person ka humbur jetën si pasojë e mbytjes në liqenin e Strugës, mëson Struga Ekspres.

Sipas informacioneve nga policia, viktima është 21 vjeçari .S.S nga Oktisi i Strugës.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur ekipet e ambulancës dhe policisë, të cilat kanë kryer procedurat e nevojshme dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rastit.
Rrethanat në të cilat ka ndodhur ngjarja ende nuk janë bërë të ditura, ndërsa autoritetet po punojnë për të sqaruar shkaqet e mbytjes.
Priten informacione të tjera zyrtare në orët në vijim.
(Struga Ekspres)

Trending