Trendy

Cyrihu në Zvicër vendi më mikpritës në botë për emigrantët

Para 6 orë

Një studim i realizuar nga kompania William Russell ka vlerësuar vendet dhe qytetet më të favorshme për të huajt që zgjedhin të jetojnë dhe punojnë jashtë vendit të tyre. Sipas rezultateve, Islanda zë vendin e parë si shteti më mikpritës për emigrantët, falë nivelit të lartë të sigurisë dhe mundësive të qëndrueshme të punësimit.

Pas saj renditen Luksemburgu, Zelanda e Re, Australia dhe Zvicra, të cilat gjithashtu ofrojnë kushte të mira jetese dhe integrimi për të huajt.

Në analizë janë marrë parasysh disa faktorë kryesorë, përfshirë përvojën e emigrantëve që jetojnë në këto vende, mundësitë e punës, qëndrimin e shoqërisë ndaj të huajve, nivelin e sigurisë, cilësinë e shërbimeve publike dhe lehtësinë për marrjen e vizave apo lejeve të qëndrimit.

Sa i përket qyteteve, Zyrihu në Zvicër është renditur si qyteti më mikpritës në botë për emigrantët. Ai vlerësohet për standardin e lartë të jetesës, organizimin e mirë urban dhe mundësitë e shumta profesionale.

Trending