Kryeministri Hristijan Mickoski informon se të premten dhe të shtunën duhet të mbahen takimet me partnerët e koalicionit nga VLEN dhe ZNAM ku do të bisedohet për rikonstruimin e paralajmëruar qeveritar.
Siç deklaroi sot Mickoski, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve, bashkëpunimi i VMRO-DPMNE-së dhe VLEN-it vazhdon si deri më tani.
“Të premten dhe të shtunën janë caktuar takimet me partnerët e koalicionit nga VLEN dhe ZNAM. Ndryshe, tani nuk jemi para zgjedhjeve, tani jemi në gjysmën e dytë të mandatit, kemi bashkëpunim jashtëzakonisht korrekt dhe miqësor me VLEN-in. Pres të vazhdojmë kështu. Pas realizimit të bashkëpunimit tonë, pas zgjedhjeve në vitin 2024, vijuan zgjedhjet lokale ku ata bindshëm fituan në 10 komuna, ashtu që nuk shoh pengesë për momentin që bashkëpunimi ynë të mos vazhdojë”, theksoi Mickoski pas vizitës në Spitalin e Përgjithshëm të rikonstruar në Komunën e Strumicës.










