Trendy

Grabitje “rrufe” në Britani, hajdutët marrin me pirun bankomatin dhe largohen për 4 minuta (Video)

Para 3 orë

Një grabitje e organizuar me shpejtësi të pazakontë është regjistruar në Angli, ku autorë ende të paidentifikuar përdorën një mjet të vjedhur ndërtimi për të shkëputur një bankomat nga fasada e një banke dhe për t’u larguar brenda vetëm katër minutash.

Ngjarja ndodhi në qytezën Ramsey, në qarkun Cambridgeshire, pranë një dege të institucionit financiar Nationëide Building Society. Sipas policisë, grabitësit vepruan rreth orës 03:00 sipas kohës lokale, duke përdorur një tip piruni apo vinçi të vjedhur.

Pamjet e kamerave të sigurisë tregojnë momentin kur bankomati shkëputet me forcë nga ndërtesa. Më pas, autorët e ngarkuan atë në një automjet të dytë dhe u larguan para mbërritjes së forcave të rendit.

Policia u njoftua pak minuta më vonë dhe gjatë verifikimeve konstatoi se në operacion ishin përfshirë gjithsej tre automjete.

Autoritetet e Cambridgeshire kanë bërë thirrje për bashkëpunim nga qytetarët, duke kërkuar informacion nga personat që mund të kenë vënë re lëvizje të dyshimta në zonë ose që disponojnë pamje nga kamera sigurie, videointerfonë apo kamera të instaluara në automjete.

Deri tani nuk është arrestuar asnjë person, ndërsa hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve vazhdojnë.

https://www.facebook.com/share/v/1LPtghLsXm/?mibextid=wwXIfr

Trending