Trendy

Netanyahu refuzon kërkesën e Trumpit: Izraeli nuk do të tërhiqet nga Libani jugor

Para 4 orë

Izraeli nuk do të tërhiqet nga zona e sigurisë që ka krijuar në Libanin jugor, pavarësisht dispozitave të memorandumit të mirëkuptimit SHBA-Iran për t’i dhënë fund konflikteve edhe në frontin libanez, sqaroi Benjamin Netanyahu.

Kryeministri izraelit theksoi se prania e forcave izraelite do të vazhdojë për aq kohë sa nevojat e sigurisë së vendit e kërkojnë këtë. Duke iu referuar situatës në frontin verior, Netanyahu deklaroi:

“Ne do të rivendosim sigurinë në veri. Kjo supozon ruajtjen e zonës së sigurisë në Libanin jugor. Presupozon që ne nuk do të tërhiqemi prej andej për sa kohë që nevojat e sigurisë së Izraelit e kërkojnë. Kjo zonë i ndan terroristët e Hezbollahut nga qytetarët dhe vendbanimet tona.”

Kryeministri izraelit përsëriti gjithashtu qëllimin strategjik të vendit të tij ndaj Iranit, duke deklaruar: “Ne do të vazhdojmë të mbetemi të përkushtuar ndaj qëllimit suprem që na udhëzon: që Irani të mos pajiset me armë bërthamore”.

Shtetet e Bashkuara dhe Irani nënshkruan një memorandum mirëkuptimi për t’i dhënë fund luftës.

Nënshkrimi i marrëveshjes u bë “dixhitalisht”, si rezultat i të cilit memorandumi hyri në fuqi menjëherë.

Trending