Trendy
Screenshot

Drejtori i Spitalit Klinik të Tetovës Erzen Elezit, përtej angazhimeve menaxheriale-sot ka kryer me sukses disa ndërhyrje kirurgjikale

Para 4 orë

Drejtori i Spitalit Klinik të Tetovës, Erzen Elezi, krahas angazhimeve të tij menaxheriale, sot ka kryer me sukses disa ndërhyrje kirurgjikale, përcjell tetova1

Përmes një postimi, Elezi thekson se përkushtimi ndaj pacientëve dhe përmirësimit të kushteve në institucion mbetet prioritet i përditshëm.

“Çdo ditë përpiqem të jap maksimumin tim profesional dhe njerëzor për të krijuar kushte sa më të mira për pacientët dhe stafin. Sepse e shohim shëndetësinë si obligim ndaj qytetarëve dhe vendit tonë.

Misioni ynë vazhdon çdo ditë, hap pas hapi, për ta transformuar spitalin ashtu siç i takon dhe siç e meritojnë pacientët tanë”, ka shkruar Elezi.

Elezi ka nënvizuar se puna për avancimin e shërbimeve shëndetësore dhe modernizimin e Spitalit Klinik të Tetovës do të vazhdojë me intensitet, me fokus në ofrimin e kujdesit sa më cilësor për pacientët dhe krijimin e kushteve më të mira për personelin mjekësor./tetova1.mk

Trending