Trendy

Rama kritikon protestuesit për Zvernecin: Flamingot duhet ta dinë se janë të keqinformuar nga sorrat dhe korbat

Para 3 orë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar dy herë lidhur me protestën qytetare për Zvernecin.

Në statusin e tij të parë, ai thekson se qëllimet e mira nuk mjaftojnë nëse nuk mbështeten te faktet, arsyeja dhe dialogu.

Në reagimin e dytë, Rama ka kritikuar disa nga protestuesit, duke përdorur gjuhë metaforike, ku i ka krahasuar me “flamingo” dhe ka thënë se ata janë të keqinformuar nga “sorrat dhe korbat”.

Sipas tij, mbrojtja e mjedisit dhe zhvillimi në harmoni me natyrën mbeten prioritete të qeverisë, ndërsa thekson se pretendimet për vendimet e marra nuk përputhen me dokumentacionin zyrtar dhe faktet.

Ai shton se debatet dhe protestat, sipas tij, duhet të bazohen në të dhëna reale dhe jo në interpretime të gabuara apo informacione të shpërndara në rrjete sociale.

E kanë pasur dhe e kanë në xhep fitoren flamingot e të gjithë shqiptarët që duan mjedisin dhe zhvillimin, sepse sa të jemi unë dhe Partia Socialiste në krye të detyrës, mbrojtja e mjedisit dhe zhvillimi në harmoni me natyrën në zonat me ndjeshmëri të veçantë është prioritet i padiskuteshëm, ndërsa provat e prekshme të tre mandateve tona për këtë janë kokëforta🦩❤️ Sa për “fitoren e parë” flamingot duhet ta dinë se janë të keqinformuar nga sorrat dhe korbat, që e duan mjedisin si gjethe fiku për të nxitur një protestë e cila s’ka më asnjë lidhje me mjedisin. Sepse amendamenti i “fitores” u rrëzua, ndërsa amendamenti i miratuar nuk ka asnjë lidhje me Zvërnecin, pra me pejsazhin e mbrojtur Pishë Poro – Nartë, po shprehimisht me zonën e mbrojtur Nartë – Vjosë ku qeveria ndan absolutisht të njëjtin qëndrim me rezolutën. Dhe kjo nuk është lojë fjalësh me emra vendesh, po është e vërteta e fakteve që burojnë nga dokumentacioni teknik zyrtar, jo nga kanalet sociale”, ka shkruar ai ndër të tjera.

Trending