Trendy

Mickoski: Maqedonia e Veriut po përballet me problem serioz demografik

Para 8 orë

“Maqedonia po përballet me problem serioz në lidhje me demografinë”, vlerëson kryeministri maqedonas Hristijan Mickoski. Sipas tij, për 20–25 vite, shtetit mund t’i mungojnë 150.000–250.000 njerëz, dhe ai boshllëk do të duhet të plotësohet nga dikush tjetër. Prandaj, sipas tij, duhet të mendojmë për të ardhmen, raporton TRT Balkan, transmeton Zhurnal.

“Duhet të bëhen analiza dhe të mendohet disa dekada përpara, me qëllim që të rinjtë potencialë të mbeten dhe të kontribuojnë për ekonominë maqedonase. Absolutisht, do të vijë koha, ndoshta jo tani, por për 15, 20, 25 vite, kur pamja demografike në Maqedoni do të ndryshojë plotësisht. Vlerësoj se nga perspektiva e sotme, për 15, 20, 25 vite, ndoshta 150–250 mijë njerëz do të na mungojnë në Maqedoni. Ku është problemi? Është një zinxhir. Nëse Evropa ka problem me demografinë, e ka edhe më të madh se ne, atëherë një pjesë e potencialit tonë shkon atje. Pavarësisht zhvillimit të tyre si individë dhe si njerëz, ata krijojnë boshllëk këtu. Që kjo ekonomi të zhvillohet, dikush duhet ta plotësojë atë, dhe logjikisht do të vijnë nga vende të treta, njerëz, punëtorë, për të mbushur hapësirën që do ta lënë ata që do të shkojnë në Evropën Perëndimore. Kështu që, nëse në Evropën Perëndimore pamja demografike përmirësohet dhe arrijmë në fertilitet 2,1, atëherë të rinjtë potencialë do të mbeten këtu dhe do të kontribuojnë për ekonominë maqedonase”, theksoi Mickoski në podcastin “Ku janë paratë”. përcjell Zhurnal.mk .

Trending