Në një hap të rëndësishëm për avancimin e të drejtave të të punësuarve dhe përmirësimin e kushteve të punës në administratën publike, kryetari i Blerim Sejdiu ka nënshkruar Marrëveshjen Kolektive me Sindikatën e Administratës së Komunës së Zhelinës.
Marrëveshja mundëson rritjen e pagave për të punësuarit në administratën komunale, duke përfaqësuar një zhvillim të rëndësishëm në drejtim të përmirësimit të pozitës ekonomike dhe profesionale të stafit administrativ.
Ky akt konsiderohet si një investim në burimet njerëzore të komunës, me synim rritjen e motivimit të punonjësve, forcimin e përgjegjësive institucionale dhe krijimin e kushteve më të favorshme për punë. Gjithashtu, pritet të ndikojë pozitivisht në ofrimin e shërbimeve më cilësore, më profesionale dhe më efikase për qytetarët.
Përmes kësaj marrëveshjeje riafirmohet përkushtimi i përbashkët i institucioneve komunale dhe sindikatës për ngritjen e standardeve në administratën publike, fuqizimin e kapaciteteve institucionale dhe avancimin e interesit publik.
Nënshkrimi i Marrëveshjes Kolektive dëshmon vizionin për ndërtimin e një administrate moderne, transparente, të përgjegjshme dhe të orientuar drejt nevojave dhe pritshmërive të qytetarëve, duke shënuar një tjetër hap drejt zhvillimit institucional të Komunës së Zhelinës.












