Trendy

“Pauzohen” bisedimet SHBA-Iran

Para 4 orë

Bisedimet midis Iranit dhe SHBA-së në Zvicër ‘u pauzuan, por nuk mbaruan’, i tha një burim iranian agjencisë së lajmeve Reuters.

Delegacioni iranian ka reaguar me zemërim ndaj kërcënimeve të fundit të presidentit Donald Trump, dhe thuhet se është larguar nga vendi i takimit në shenjë proteste.

Një anëtar i ekipit negociator iranian tha gjithashtu se nëse lufta në Liban nuk mbaron, nuk do të ketë negociata për tema të tjera.

Ndryshe, Donald Trump ka kërcënuar se do ta godasë Iranin “shumë fort përsëri” nëse nuk i ndalon përfaqësuesit e tij në Liban.

Presidenti amerikan iu referua Hezbollahut, një grup paramilitar i lidhur me Iranin, i cili ka shkëmbyer zjarr me Izraelin.

Trending