Trendy

“Tetova është shkollë politike për Buzhalën dhe klikën e tij” – reagim i ashpër i Albi Qamilit.

Para 3 orë

Nënkryetari i Komunës së Tetovës, Albi Qamili, ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të gazetarit kosovar Berat Buzhala, duke e akuzuar atë dhe disa figura të tjera publike nga Kosova se po sulmojnë shqiptarët e Maqedonisë së Veriut dhe veçanërisht Tetovën.

Në një postim publik, Qamili thotë se e njëjta strukturë që, sipas tij, prej vitesh ka sulmuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, tani është aktivizuar kundër shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut.

Ai kritikon gazetarin Berat Buzhala, analistin Blerim Latifi dhe persona të tjerë, duke pretenduar se kanë heshtur për raste të rëndësishme që kanë prekur shqiptarët në vend, si rastet “Monstra”, “Almiri”, “Alfa”, “Sopoti”, Enciklopedia maqedonase dhe vendosja e monumentit të Car Dushanit në Shkup.

Qamili gjithashtu përmend iniciativën e “Open Balkan”, duke thënë se ata nuk reaguan as atëherë kur, sipas tij, projekti promovohej si vlerë dhe presidenti serb Aleksandar Vučić pritej nga politikanët shqiptarë.

“Por gjejnë kohë t’i ofendojnë shqiptarët e Tetovës, vetëm se nuk iu nënshtruan Ali Ahmetit”, shkruan Qamili në reagimin e tij.

Në fund, nënkryetari i Tetovës thekson se “Tetova e dy universiteteve dhe e qëndresës kombëtare është shkollë politike për Buzhalën dhe të ngjashmit”, duke shtuar se qyteti ka dëshmuar vullnetin e tij politik në pesë ciklet e fundit zgjedhore dhe do ta bëjë këtë sërish sa herë të jetë e nevojshme.

Trending