Trendy

Mickoski: Biseduam me marketet për uljen e inflacionit dhe çmimeve të produkteve ushqimore

Para 2 orë

Gjatë ditës së djeshme është zhvilluar një takim pune mes përfaqësuesve të Qeverisë dhe përfaqësuesve të marketeve më të mëdha në vend, i fokusuar në përballjen me inflacionin dhe rritjen e çmimeve të produkteve bazë ushqimore.

Siç njofton kryeministri Mickoski, në periudhën në vijim do të zhvillohen takime edhe me furnitorët dhe prodhuesit, me qëllim që përmes koordinimit të përbashkët të kontribuohet që inflacioni vjetor dhe çmimet e produkteve bazë gjatë muajit korrik të mbeten nën 3 për qind.

“Qeveria mbetet e përkushtuar ndaj masave që mbrojnë standardin jetësor dhe sigurojnë më shumë stabilitet për qytetarët”, shkruan kryeministri Mickoski në rrjetet sociale.

Trending