Më 24.06.2026, në ora 21:30, në Pikën Kufitare Jazhincë, gjatë hyrjes në shtet, zyrtarët policorë kanë privuar nga liria B.M. (54) nga fshati Xhepçishtë i Tetovës.
Sipas informacioneve zyrtare, gjatë kontrollit kufitar dhe verifikimeve, ai është sjellë në mënyrë agresive ndaj një punonjësi të doganës.
Personi është ndaluar në stacion policor, ndërsa pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të parashtrohet kallëzimi përkatës, njoftuan organet kompetente.










