Trendy

Qoku: A po e përdor BDI protestën në Tetovë për të zhvendosur vëmendjen nga zhvillimet në Tiranë dhe Beograd?

Para 3 orë

Nënkryetari dhe kryetari i Grupit Parlamentar të VLEN-it, Bekim Qoku, ka reaguar lidhur me protestën e sotme në Tetovë, duke vlerësuar se ajo është e pajustifikuar dhe duke ngritur pyetje nëse organizimi i saj ka për qëllim zhvendosjen e vëmendjes nga protestat qytetare në rajon, përcjell tetova1

Qoku thekson se BDI po proteston për çështje që, sipas tij, ka pasur mundësi t’i zgjidhte gjatë viteve sa ishte në pushtet.

Postimi i plotë:

“A është protesta e sotme në Tetovë një shërbim që po i bëhet dikujt në Tiranë apo në Beograd, për ta zhvendosur vëmendjen nga protestat qytetare që po zhvillohen atje? A po tenton BDI ta riaktivizojë e ta ringjallë Ballkanin e Hapur?

Sepse kjo protestë është krejtësisht e paarsyeshme. Ata po protestojnë kundër të pabërave të veta gjatë 22 viteve pushtet. Po protestojnë kundër ndërrimit të emrave të rrugëve, të cilët vetë nuk i ndërruan kurrë zyrtarisht kur kishin komunën, qeverinë, ministritë dhe gjithë mekanizmat institucionalë në duar.

Këta po protestojnë duke u mbështetur në harresën e qytetarëve”, ka shkruar Qoku./tetova1.mk

Trending