Trendy

Aksiden trafiku në Shkup, lëndohet një person

Para 3 orë

MPB njofton se në Shkup ka ndodhur një aksident trafiku në mes një automjeti dhe një mopedi, në të cilën ka pasur edhe të lënduar.

Njoftimi:

“Më 26.06.2026, rreth orës 00:20, në SPB Shkup u njoftua se në bul. “Jane Sandanski” në Shkup kishte ndodhur një aksident rrugor ndërmjet një automjeti udhëtarësh “Seat”, me targa të Shkupit, i drejtuar nga S.T. (31) nga Shkupi dhe një mopedi me targa të Shkupit, i drejtuar nga A.S. (19) nga Shkupi.

Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i mopedit ka pësuar lëndime të rënda trupore, të konstatuara në Kompleksin e Klinikave “Nënë Tereza”.

Një ekip hetimor i SPB Shkup ka bërë këqyrje të vendit të ngjarjes”, thonë nga MPB.

Trending