Trendy

SPB Tetovë: Ndalohet një person nga fshati Tearcë, dyshohet se shkaktoi zjarr

Para 4 orë

Më 25.06.2026 në ora 12:00 në Departamentin Policor të Tearcës është raportuar se ka shpërthyer një zjarr në një arë në rrugën rajonale Tetovë–Jazhincë, në atarin e fshatit Tearcë, me ç’rast është djegur bar i thatë. Zjarri është lokalizuar plotësisht nga ekipi i Njësisë Territoriale Kundër Zjarrit në Tetovë.

Pas masave të ndërmarra nga zyrtarët policorë, është konstatuar se zjarrin e ka shkaktuar personi G.C.(55) nga fshati Tearcë.

Ai është privuar nga liria nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” dhe është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit ndaj tij do të vijojë parashtresa përkatëse.

Trending