Trendy

Publikohet renditja e re, ja në sa vende të botës mund të udhëtoni pa vizë me pasaportën e Maqedonisë

Para 4 orë

Pasaporta e RMV-së vlerësohet bazuar në faktin se lejon udhëtimin pa viza në 127 vende të botës. Indeksi bazohet në të dhënat nga Shoqata Ndërkombëtare e Transportit Ajror (IATA), dhe kriteri kryesor

Në renditjen më të re të pasaportave më të fuqishme në botë, sipas Indeksit të Pasaportave Henley Q2, pasaporta e Maqedonisë së Veriut u rendit e 41-ta nga 199 vende të përfshira në renditje.

Pasaporta e RMV-së vlerësohet bazuar në faktin se lejon udhëtimin pa viza në 127 vende të botës. Indeksi bazohet në të dhënat nga Shoqata Ndërkombëtare e Transportit Ajror (IATA), dhe kriteri kryesor është numri i vendeve në dispozicion të qytetarëve të një vendi pa vizë.

Në krye të listës këtë vit përsëri është Singapori, qytetarët e të cilit mund të udhëtojnë në 192 vende pa vizë.

Vendin e dytë e ndajnë Japonia, Koreja e Jugut dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, me qasje në 188 vende pa vizë. Suedia është në vendin e tretë me 187 vende.

Pozicionin e katërt e ndajnë Belgjika, Danimarka, Finlanda, Franca, Gjermania, Irlanda, Italia, Luksemburgu, Holanda, Norvegjia dhe Spanja, qytetarët e të cilave mund të udhëtojnë në 186 vende pa vizë.

Vendin e pestë e zënë Austria, Greqia, Malta, Portugalia dhe Zvicra me qasje në 185 vende pa vizë./Telegrafi/

Trending