Maqedoni

Mexhiti për bashkimin e Ahmetit dhe Thaçit: A ishit bashkë edhe atëherë kur viktima e vetme në zgjedhje ishin qytetarët?

Autori

Autori

Portali Tetova

March 25, 2024, 07:03

Kreu i Lidhjes Demokratike, Izet Mexhiti me anë të një statusi në facebook, kujton përvojën e hidhur kur çdo cikël zgjedhor ishte i përgjakshëm, përderisa PDSH-ja e Menduh Thaçit ishte fuqi opozitare shqiptare.

Mexhiti më tej kujtoj edhe 1 qershorin e 2008-tës kur një person kishte humbur jetën si pasojë e përplasjeve mes votuesve dhe policisë.

“Në vitin 2008, si 30 vjeçar, me sinqeritet, pa kalkulime, deri ndoshta në naivitet, isha shef i shtabit qëndror të BDI-së, në zgjedhjet më të përgjakshme në RMV që nga pavarësia e shtetit.
Pas çdo tubimi të BDI-së shpërthenin granata nëpër shtabe.

01 qershor 2008: dita nisi me lajmin për përplasje mes votuesve dhe policisë. Shumë shpejt u konfirmua një i vrarë në Haraçinë. Sistemi kishte rënë, kasaphana e paralajmëruar e Menduh Thaçit po jepte rezultate. Te shkolla fillore Hasan Prishtina bëhej luftë e vërtetë mes votuesit dhe parapolicisë se Menduh Thaçit.
Viktima ishte populli.

Sot publikisht, bashkëpunimin e paskan zyrtarizuar Ali Ahmeti dhe Menduh Thaçi.
Natyrshëm lind pyetja, a paskan bashkëpunuar edhe atëherë këta të dy mes vehte? Si mund t’i shohin në sy familjarët e viktimës? Apo qëllimi i arsyeton mjetet?

E dhimbshme!“ – shkruan Mexhiti.

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

ewimage-185-1024x576
U-14/ Klubi Tetova Bulls në prag për të shënuar historinë, të luajë ndeshje me Bayern Munchen
Screenshot-23-2
Granit Xhaka nominohet për Topin e Artë, këto janë fjalët emocionuese të babait të tij
IMG_9320
Taravari: Shqiptarët dhe gjuha shqipe janë 6 mijë vjetë të vjetër në këto anë
hendbollistet-e-kosoves
Fitore historike e hendbollisteve të Kosovës në Botërorin në Kinë, mposhtin thellë Indinë
IMG_4563-710x430
Imane Khelif “rrëmben” të artën në Olimpiadë

Më shumë nga kategoria

hendbollistet-e-kosoves
Fitore historike e hendbollisteve të Kosovës në Botërorin në Kinë, mposhtin thellë Indinë
IMG_4563-710x430
Imane Khelif “rrëmben” të artën në Olimpiadë
IMG_4430
Shkëndija prezanton Besart Ibraimin
auto_Ibra-gol1587216190
Liga e Parë e Maqedonisë së Veriut javën e ardhshme do të fillojë sezonin 2024/25
ewimage-185-1024x576
U-14/ Klubi Tetova Bulls në prag për të shënuar historinë, të luajë ndeshje me Bayern Munchen
Screenshot_2-1-780x470
Rikthimi i nxënësve në bankat shkollore shton frikën e përhapjes së shpejtë të viruseve
Screenshot_1-1-780x470
Banorët e Bllacës ankohen për mungesë transporti publik, për më shumë se një vit
ewfefewfewfew
Miteva: Filipçe ka paraqitur pronë më të madhe si deputet sesa kur ka qenë ministër
Ministri-italian-kulture
Emëroi të dashurën këshilltare, dorëhiqet ministri italian i Kulturës pas publikimit të skandalit
kercove-gostivar-768x437-1
Autostrada Ohër-Kërçovë që u nis në 2014, gati në fund të 2026

DIASPORA