Trendy
Screenshot

Kryetari i Bashkësisë Lokale, Mjaki: Qarkorja e Shipkovicës po bëhet realitet, ka nisur projekti për lidhjen e Tetovës me Prizrenin

Para 2 orë

Kryetari i Këshillit të Bashkësisë Vendore të Shipkovicës, Nejazi Mjaki, ka njoftuar se sot ka filluar hapja e trasesë së “Qarkores së Shipkovicës”, projekt i cili sipas tij në të ardhmen do të lidhet me rrugën Tetovë–Prizren, përcjell tetova1

Përmes një postimi publik, Mjaki e ka cilësuar këtë si një ëndërr dhe kërkesë të kahmotshme të banorëve të Malësisë së Tetovës, duke shprehur shpresën që projekti të realizohet plotësisht dhe të sjellë lehtësim në qarkullimin rrugor për disa fshatra të zonës. Ai ka theksuar se banorët e Shipkovicës kanë treguar gatishmëri për të kontribuar në realizimin e këtij projekti dhe ka përcjellë edhe premtimet e Komunës së Tetovës lidhur me kompensimin e pronarëve të tokave të prekura nga punimet.

Postimi i plotë:

“FILLOI HAPJA E TRASESË SË QARKORES SË SHIPKOVICËS DHE LIDHJA ME QYTETIN HISTORIK TË PRIZRENIT

Sot me datë -11 Korrik 2026 -filloi hapja e trasesë së “QARKORES SË SHIPKOVICËS” e cila në të ardhmen do lidhet me rrugën Tetovë- Prizren.
Ishte ëndër dhe kërkesë e kahmotshme e malësorëve që një ditë kjo ëndër të kthehet në realitet.
Syhariq i vërtetë për të gjithë ne,! doza pesimizmi ka ! Duke u bazuar në përvojat e ndërtimit të rrugëve në të kaluarën këtu në shtetin tonë, nuk mungon edhe pesimizmi i disa banorëve të kësaj ane, se vallë a do realizohet vërtet ky projekt historik që lidhë Tetovën me Prizrenin ?!
Ata që morën këte iniciativë pa dyshim që do mbeten në memorjen e brezave për gjithmonë për lidhjen dhe bashkimin e dy qyteteve histirike të kombit shqiptarë, Prizrenit me Tetovën.
Por nuk do harrohen kurrë as banorët Shipkovicas që hapën zemrat e tyre dhe bënë të mundshme lidhjen e bashkimit me Prizrenin dhe Tetovën.
Tre fshatrave të malsisë: Brodec, Veshallë, dhe Bozofcë ju lehtësohet qarkullimi rrugorë, nuk do kenë më vështirsi që të ballafaqohen me rrugën e ngushtë të qendrës së fshatit Shipkovicë, dhe do kalojnë lirshëm nga Qarkorja e Shipkovicës.
E bëftë zoti realitet këte projekt të gjatë e të mirpritur.
Ishin shembullore fjalët e shipkovicasit Alinazmi Uzairit , i cili na tha:
O GRAHNI SA TË MUNDENI PRONËS SIME , u tha bageristëve të BIBAJ kompanisë , vetëm le të bëhet rrugë shembullore se ne nuk mërzitemi sa do merni tokë !!!
Premtimet e komunës së Tetovës janë: Çdo pëllëmbë do tu paguhet pronarëve dhe drujtë do i marrin pronarët pa kurfar angazhimi taxorë.
Prandaj luten të gjithë pronarët që sa më parë ti presin drutë e pronave që posedojnë.
Ne ishim në fillimin e ngjarjes së hapjes së trasesë së Qarkores së Shipkovicës dhe po ju postojmë edhe një minivideo sa për ilustrim të punës së filluar.
Me respekt të veçantë ju shkruan kryetari i këshillit të bashkësisë vendore të Shipkovicës Nejazi Mjaki-Shipkovicë”./tetova1.mk

https://www.facebook.com/share/v/196HxGDoNn/?mibextid=wwXIfr

Trending