BDI-Gostivar: Pesë pyetje drejtuar kryetarit aktual të Komunës së Gostivarit, Arben Taravari

Autori

Autori

Portali Tetova

March 26, 2024, 11:03

Nga BDI-Gostivar sot kanë adresuar disa pyetje kryetarit të Gostivarit, Arben Taravari.

”Përmes mjeteve të informimit, ne sot i drejtohemi kryetarit të komunës, Arben Tarvari me 5 pyetje dhe insistojmë të kemi përgjigje nga ana e tij.

Nën 1: Sa është rritur borxhi i komunës në shtatë vite qeverisje nga ana e juaj. Sa është borxhi i tre Ndërmarrjeve Publike? Ne e dijmë sa është borxhi, por është mirë që qytetarët e Gostivarit ta dëgjojnë nga ju? Tabela e transaprencës e vendosur para komunës para 7 vitesh mbeti e fikur. Është koha të ndizet dhe të bëhet transaprenca!

Nën 2: Sa është numri i kontratava për punësime të përkohshme në komunë dhe ndërrmarjet publike. Sa persona marrin rrogë dhe nuk shkojnë në punë. Ne e dijmë sa është borxhi, por është mirë që qytetarët e Gostivarit ta dëgjojnë nga ju. Dhe derisa ka me qindra kontrata fiktive, pse po vonohen rrogat e të punësuarve në Ndërmarrjet Publike? Si shpjegohet fakti që rroga ka për punësimet fiktive e rroga s’ka për punëtorët e higjienës komunale? Sa është numri i punësimeve fiktive që u bënë gjatë periudhës pasi u shpallën zgjedhjet presidenciale e parlamentare?

Nën 3: Cilat janë kompanitë fiktive me nga një të punësuar që marrin milione euro tender nga komuna. Ne e dijmë dhe pronarët e tyre i shohim çdo ditë duke të qëndruar anësh, para apo mbas jush. Është mirë që ju të tregoni se për kë bëhet fjalë dhe në çfarë raporti familjar jeni me ta?

Nën 4: Jeni kryetari i vetëm i komunës që ndërhyre në hapësirat e parkut të qytetetit duke vendosur kiosqe e duke mundësuar ndërtime të larta. A është e vërtetë që të ashtuquajturat garazhe në kate po përgatiten për qendra tregtare e banesa kolektive? Nën 5: Në një paraqitje publike para disa javësh deklarove që brenda pak ditëve je thirrur në Prokurori katër herë me radhë. Opinioni duhet ta dijë se për çfarë rastesh prokuroria po të ndjek dhe të fton në bisedë informative.

Presim nga kryetari i komunës të përgjigjet në pesë pyetjet tona. Të jep sqarime përkëto dilema që qarkullojnë në opinion. Nëse çdoherë thirret në transparencë, transparencë është të përgjigjet në këto pesë pyetje. Këtë ua ka borxh qytetarëve të Gostivarit me votat e të cilëve po menaxhon me taksat e tyre, dhe për çdo ditë ngallen dyshime që këto taksa po keqpërdoren si asnjëherë më parë! Nëse Taravari nuk do të përgjigjet, do të përgjigjemi ne duke prezantuar fakte e dokumente zyrtare për dilemat që po ngrisim. Ka ende pyetje që në ditët në vazhdim do t’i drejtohen Taravarit për keqpërdorimet që ndodhëm këto 7 vite nga ana e pushtetit të tij me Gostivarin. Nëse Taravari është i sinqert me sovranin, atëherë le të përgjigjet në këto pyetje e populli pastaj le të vlerëson – thuhet në konferencën për shtyp nga BDI. /tvklan.mk/

Mos e humb

aaaa
Tetova shpall kampionin – Shkëndija apo Struga Trim Lum?!
IMG_8074
Për herë të para sistemi “VAR” do të jetë aktiv në finalen e Kupës së Maqedonisë
IMG_7717
Distria Krasniqi, kampione e Evropës në xhudo
IMG_7672
Drejtori sportiv i Leverkusenit: Xhaka çelësi i suksesit, i jep zemër ekipit
Robin-Krasniqi-po-rikthehet-ne-ring-do-te-boksoje-me-kete-date-Insajderi.org_-850x567
Krasniqi publikon pamje nga përgatitjet për meqin e 4 majit: Mezi pres të ju shoh sërish

Më shumë nga kategoria

IMG_7672
Drejtori sportiv i Leverkusenit: Xhaka çelësi i suksesit, i jep zemër ekipit
Robin-Krasniqi-po-rikthehet-ne-ring-do-te-boksoje-me-kete-date-Insajderi.org_-850x567
Krasniqi publikon pamje nga përgatitjet për meqin e 4 majit: Mezi pres të ju shoh sërish
IMG_6846
Robin Krasniqi do të ndeshet me portugezin Jorge Silva, kjo është data
Stadiumi-Bilall
I erdhi dita pritjes dy dekadëshe të tetovarëve dhe Ballistëve. Nesër prezantohet projekti i Stadiumit
bilall-kasami-stadium-768x432-1
Cila do jetë surpriza për tetovarët më 12 Prill
IMG_6568
Barazojnë Reali dhe City, do të vendoset gjithçka në “Etihad”
IMG_6555
Prezantimi i projektit për stadiumin e Tetovës/ Tribuna më e zjarrtë “Marshin Beqiri” do jetë aty!
IMG_6507
Liverpool organizoi iftar për tifozët – Ezani jehoi në “Anfield” (VIDEO)
IMG_6057
Dhëndrri i Kosovës i shënon Bayernit, Loredana e përshëndet me zemër nga tribunat
1
U mbajtën garat e Raundit Kombëtar të Olimpiadës së Ekonomiksit në Maqedoninë e Veriut
IMG_8636
Çdo vit numri i nxënësve të klasës së parë zvogëlohet në Maqedoni
IMG_8635
Çfarë koalicioni qeveritar duan qytetarët? “Kush të hyjë, le të hyjë, vetëm mirë të bëhet”
IMG_8625
Video ekskluzive | Protestë masive kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovizion
IMG_8624
Zgjedhjet parlamentare, 27 ankesa në KSHZ, nëse pranohen në pikëpyetje 5 mandate!
IMG_8619
Mickoski: Qeveria do të bazohet në tre postulate: Integrimi evropian, zhvillimi i përshpejtuar ekonomik, lufta kundër krimit dhe korrupsionit

DIASPORA