Një histori dashurie që duket si skenar filmi ka bërë xhiron e rrjeteve sociale, pasi një çift i moshuar vendosi të kurorëzojë lidhjen e tyre pas plot 64 vitesh së bashku. Gruaja 90-vjeçare dhe partneri i saj 95-vjeçar i dhanë më në fund fund një premtim zyrtar dashurisë së tyre, në një ceremoni të veçantë ku ishin të pranishëm familjarë dhe miq.
Ajo që mori më shumë vëmendje ishte deklarata me humor e 90-vjeçares, kur u pyet se përse kishte pritur kaq gjatë për martesën. “Burrat e ndryshojnë mendjen shumë shpesh, ndaj duhej të sigurohesha që ishte i duhuri”, tha ajo duke buzëqeshur, duke shkaktuar të qeshura dhe duke u bërë menjëherë virale në rrjet.
Historia e tyre është kthyer në një shembull të bukur se dashuria nuk njeh kufij dhe se çdo moment mund të jetë i duhuri për të bërë një hap të madh. Pas më shumë se gjashtë dekadash besnikëri dhe përkushtimi, çifti vendosi të festojë dashurinë e tyre me martesë, duke emocionuar dhe frymëzuar shumë njerëz.










