Hungari, rritet pakënaqësia ndaj Orban

Autori

Autori

Portali Tetova

March 27, 2024, 11:03

Protesta u zhvilluan pas një audioregjistrimi që dëshmon zyrtarë të përfshirë në korrupsion

Mijëra njerëz u mblodhën pranë parlamentit hungarez në Budapest duke bërë thirrje për dorëheqjen e kryeprokurorit dhe kryeministrit Viktor Orban. Protestat shpërthyen pasi një ish- zyrtar i qeverisë publikoi një videomesazh që implikon zyrtarë të tjerë qeveritarë për korrupsion. Protestuesit marshuan nga zyra e kryeprokurorit drejt parlamentit duke thirrur “Dorëheqje, dorëheqje”.

Demonstruesit kërkuan reforma të vërteta në Hungari dhe për një transformim në sistemin e qeverisjes së kryeministrit Viktor Orbán. Peter Magyar, 43 vjeç, një avokat dikur i afërt me qeverinë, para turmës u shpreh se Hungaria ishte në “krizën e saj më të madhe politike, morale dhe ligjore” që nga rënia e komunizmit. Ai bëri gjithashtu të ditur se ka në plan të hapë një parti të re për të sfiduar Orbanin.

“Problemi me politikanët aktualë është se ata nuk kanë integritet, nuk ka më ndershmëri. Gjithçka mendoj se këtu duhet të marrë fund. Ka pasur përpjekje për këtë shumë herë për të ndryshuar, ndoshta tani do të ndodhë diçka.”

Magyar më herët publikoi një regjistrim të një bisede me Judit Varga, atëherë gruaja e tij dhe ministre e drejtësisë e Hungarisë, në të cilën ajo detajoi një përpjekje të ndihmësve të shefit të kabinetit të Orban për të hequr disa pjesë nga dokumentet në një rast ryshfeti.

Çështja përqendrohet në ish-Sekretarin e Shtetit të ministrisë së Drejtësisë Pal Volner, i cili u akuzua në vitin 2022 për pranim ryshfeti nga ish-kreu e Gjykatës, Gyorgy Schadl. Të dy janë deklaruar të pafajshëm, por prokurorët po kërkojnë dënime me burg për të dy.

Akuzat vijnë në një kohë politikisht të rëndësishme për Orbanin përpara zgjedhjeve parlamentare evropiane në qershor dhe pas një skandali të abuzimit seksual që rrëzoi dy nga aleatët politikë të Orbanit, ish-presidentin dhe Varga muajin e kaluar.

Klan News

Mos e humb

IMG_8074
Për herë të para sistemi “VAR” do të jetë aktiv në finalen e Kupës së Maqedonisë
IMG_7717
Distria Krasniqi, kampione e Evropës në xhudo
IMG_7672
Drejtori sportiv i Leverkusenit: Xhaka çelësi i suksesit, i jep zemër ekipit
Robin-Krasniqi-po-rikthehet-ne-ring-do-te-boksoje-me-kete-date-Insajderi.org_-850x567
Krasniqi publikon pamje nga përgatitjet për meqin e 4 majit: Mezi pres të ju shoh sërish
IMG_6846
Robin Krasniqi do të ndeshet me portugezin Jorge Silva, kjo është data

Më shumë nga kategoria

Robin-Krasniqi-po-rikthehet-ne-ring-do-te-boksoje-me-kete-date-Insajderi.org_-850x567
Krasniqi publikon pamje nga përgatitjet për meqin e 4 majit: Mezi pres të ju shoh sërish
IMG_6846
Robin Krasniqi do të ndeshet me portugezin Jorge Silva, kjo është data
Stadiumi-Bilall
I erdhi dita pritjes dy dekadëshe të tetovarëve dhe Ballistëve. Nesër prezantohet projekti i Stadiumit
bilall-kasami-stadium-768x432-1
Cila do jetë surpriza për tetovarët më 12 Prill
IMG_6568
Barazojnë Reali dhe City, do të vendoset gjithçka në “Etihad”
IMG_6555
Prezantimi i projektit për stadiumin e Tetovës/ Tribuna më e zjarrtë “Marshin Beqiri” do jetë aty!
Bilall Kasami-3
Kasami: Nesër fillojnë negociatat për qeverinë e re mes VMRO-së dhe Koalicionit VLEN
Mickoski
Mickoski: I’a dolëm! Është koha që LSDM dhe BDI të shkojnë në opozitë
Ali Ahmeti
Pse nuk ishin 2 deputetët turk në Reçic të Vogël me Ali Ahmetin?
Ali Ahmeti
Ahmeti: Kemi siguruar 19 mandate
Taravari
Arben Taravari shfaqet me Efridoll në duar, ia propozon Frontit Europian
sadulla
Sadullah Duraku: Banorët e Likovës nuk do të qajnë, do të festojnë gjithmonë

DIASPORA