Trendy

VLEN: Deri në 250 mijë denarë mbështetje për çdo punësim të ri, Qeveria prezanton masën e re për rritjen e punësimit

Para 5 orë

Qeveria prezantoi një masë të re për nxitjen e punësimit, përmes së cilës kompanitë që hapin vende të reja pune do të mund të përfitojnë deri në 250 mijë denarë për çdo person të punësuar.

Lajmi u bë i ditur nga zëdhënësja e Qeverisë, Venera Azizi, e cila në një paraqitje me video theksoi se masa synon të krijojë më shumë mundësi punësimi, duke mbështetur njëkohësisht bizneset dhe kategoritë më të ndjeshme të qytetarëve.

Çdo kompani që hap vende të reja pune mund të përfitojë deri në 250 mijë denarë për çdo person të punësuar. Kjo mbështetje u dedikohet veçanërisht të rinjve, grave, personave që kanë qenë për një kohë të gjatë pa punë, personave me aftësi të kufizuara, si dhe bashkatdhetarëve që vendosin të kthehen nga migrimi dhe të ndërtojnë të ardhmen e tyre këtu, në vendin tonë”, deklaroi Azizi.

Ajo theksoi se mbështetja e biznesit dhe krijimi i vendeve të reja të punës janë të lidhura drejtpërdrejt me përmirësimin e mirëqenies së qytetarëve.

“Kur mbështeten bizneset, krijohen vende të reja pune. Kur krijohen vende të reja pune, fitojmë të gjithë”, u shpreh zëdhënësja e Qeverisë.

Sipas Azizit, kjo është pjesë e politikave të Qeverisë për të krijuar një treg pune më të fortë dhe më gjithëpërfshirës.

“Ky është drejtimi ynë më shumë mundësi, më shumë punësime dhe politika që japin rezultate për çdo familje”, përfundoi ajo.

Trending