Trendy

Rama: Ditë historike për industrinë ushtarake shqiptare, dorëzohen 40 mjetet e para taktike të prodhuara në vend

Para 12 orë

Kryeministri Edi Rama e ka cilësuar si një “ditë historike për rilindjen e industrisë ushtarake shqiptare” ceremoninë e dorëzimit të 40 mjeteve të para taktike të prodhuara në Shqipëri sipas standardeve të NATO-s, të cilat do t’i kalojnë në përdorim Forcave të Armatosura.

Në fjalën e tij, Rama u shpreh se për shumë vite ushtria shqiptare ishte lënë në mëshirë të fatit dhe mbahej në këmbë falë pasionit, vullnetit dhe patriotizmit të ushtarakëve, ndërsa sipas tij, industria ushtarake shqiptare ishte një realitet i paimagjinueshëm.

“Për një kohë të gjatë nuk bëhej fjalë që të përfytyrohej një industri ushtarake. Historia e tenderave, e blerjeve të makinerive laramane dhe e ngatërresave të ndryshme ishte histori e përditshme e shtetit shqiptar”, deklaroi Rama.

Trending