Departamenti Amerikan i Shtetit (DASH) ka lëshuar një reagim ndaj qeverisë spanjolle lidhur me krizën e fundit të emigrimit, duke e cilësuar situatën si një kërcënim të drejtpërdrejtë për sovranitetin e Evropës dhe të drejtat e qytetarëve të saj.
Përmes një deklarate zyrtare, Uashingtoni shprehu mbështetjen e tij për popullin e Spanjës dhe vendet e tjera evropiane, ndërsa hodhi akuza të drejtpërdrejta mbi autoritetet në Madrid.
“Shtetet e Bashkuara mbështesin popullin e Spanjës dhe të gjithë evropianët kundër kësaj shkeljeje të rëndë të sovranitetit dhe të drejtave të tyre të njeriut.










