Në magjistralen Tetovë–Gostivar sot është përfshirë nga zjarri një autobus, duke shkaktuar ndërprerje të qarkullimit në këtë segment rrugor.
Sipas informacioneve të para, zjarri ka shpërthyer në pjesën e motorit të autobusit. Personeli i autobusit ka reaguar menjëherë dhe me aparate kundër zjarrit po përpiqet të lokalizojë flakët deri në mbërritjen e ekipeve të zjarrfikësve.
Për momentin nuk ka informacione për persona të lënduar, ndërsa autoritetet po punojnë për normalizimin e trafikut dhe zbardhjen e shkaqeve të incidentit.










