Trendy

VLEN: Marrëveshja e Ohrit nuk është tapi e BDI-së, a aq më pak ka të drejtë ta rrënojë

Para 2 orë

Komunikata e VLEN-it

 

BDI-ja përsëri i është vërsulur Marrëveshjes së Ohrit, sikur ta kishte tapi të vetën. Gjoja e mbron, ndërsa në të vërtetë e mban peng për hesapet e veta partiake. Partia që dikur u shpall edhe “e gjelbër”, tani pengon avancimin e njërit prej parimeve më të rëndësishme të Marrëveshjes së Ohrit, përfaqësimin e drejtë dhe adekuat.

 

Për 22 vjet, BDI-ja e kishte edhe gurin, edhe arrën. Kishte ministra, deputetë dhe pushtet deri në fyt. Mund ta miratonte ligjin kur të donte, por nuk e bëri. Jo se nuk dinte. Nuk donte.Pa ligj, vendet e punës i ndanin sikur të ishin dhuratë nga Ali Ahmeti. Një vend pune, një familje peng. Nëse ishe me ta, dera hapej. Nëse nuk ishe, rrije jashtë. Prandaj nuk u konvenonte që përfaqësimi i drejtë të ishte e drejtë e garantuar me ligj.

Tani që Ligji për përfaqësim të drejtë dhe adekuat është në tavolinë, po e njëjta BDI e bllokon. Mekanizmin e Badenterit, i cili duhet t’i mbrojë interesat e bashkësive, BDI-ja e ka shndërruar në kërbaç partiak, me të cilin godet çdo zgjidhje që nuk mban vulën e saj. Nuk u intereson se çfarë fitojnë shqiptarët. Për ta është me rëndësi vetëm që VLEN-i të mos shënojë sukses.

Kur janë në pushtet, gjithçka u duket tamam. Kur mbeten pa kolltuqe, duhet të ndalet edhe shteti. E pra, ai film nuk kalon më.

Marrëveshja e Ohrit nuk është tapi e Ali Ahmetit, pronë e BDI-së apo trashëgimi e karrigexhinjve të Reçicës së Vogël. Ajo është rezultat i sakrificës së një populli të tërë. Përfaqësimi i drejtë nuk është lëmoshë partiake, por e drejtë e qytetarëve dhe detyrim i shtetit.
Për 22 vjet nuk e bënë ligjin. Tani po përpiqen ta bllokojnë. Ligji duhet të ecë përpara, pa shantazhe e pa bllokada

Trending