Trendy

Milanoviq reagon lidhur me armatosjen e Serbisë, e quan “sfidë për sigurinë rajonale”

Para 2 orë

Presidenti i Kroacisë, Zoran Millanoviq, paralajmëroi sot lidhur me armatosjen e Serbisë, duke e cilësuar atë sfidë për sigurinë rajonale dhe deklaroi se ndonëse Kroacia nuk ka nevojë të reagojë ndaj çdo provokimi verbal, ajo duhet t’i monitorojë zhvillimet ushtarake që mund të ndikojnë në siguri.

 

Duke folur në ceremoninë përkujtimore të 31-vjetorit të operacionit ushtarako-policor “Stuhia” në Knin, Milanoviq tha se Kroacia e fitoi luftën, ndërkohë që siç deklaroi ai, nga Serbia vijnë vazhdimisht mesazhe se “Stuhia” nuk do të ndodhë më kurrë.

 

Kryeministri kroat Andrej Plenkoviq mbajti gjithashtu fjalim në ceremoninë qendrore, duke theksuar rolin kyç të operacionit në përfundimin e luftës në rajon dhe në ngjarjet në Bosnjë e Hercegovinë. “Kjo e shpëtoi Bihaqin nga një katastrofë humanitare e pashmangshme, e ndryshoi balancën e forcave në Bosnjë e Hercegovinë dhe hapi rrugën për paqen dhe Marrëveshjen e Dejtonit”, tha Plenkoviq.

Trending